Fotogaleria Balli i Kombit

Mbrëmje festive në Fellbach -Shtutgart për 102 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Fotoreportazh nga Asllan Dibrani - art@asllandibrani.com

Festa madhështore e 102 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë po festohet anembanë botës shqiptare në forma dhe mënyra të ndryshme. -Ajo është duke u shënuar dhe përkujtuara në tërë hapësirën e territoreve tona në Shqipëri, Kosovë ,Maqedoni, Mal të Zi Çamëri në Luginën e Preshevës ,tek Arbëreshët e Italisë, po edhe në mërgatën shqiptare në të gjitha shtetet e Evropës, Amerikë e Australi etj, ku gravitojnë dhe jetojnë shqiptarët. Organizatorët e këtij takimi ishin Shoqata Kulturore shqiptare e Fellbachit dhe shkolla shqipe po ashtu në Fellbach.

Sikur i nxiti shqiptarët ngritja e flamurit kombëtar mbi Beograd në këtë vit , kjo feste gjithkund shihet e stolisur kuq e zi edhe ma tepër se në vitet tjera. Flamuj gjigant me shalle dhe veshëmbathëje kuq e zi me shqiponjën dykrenore u shfaq gjithkund, simbol i shqiptarëve që nga principatat shqiptare në Ballkan , po ashtu edhe nga Gjergj Kastriot Skënderbeu u përdor si flamur nacional i yni .

U paraqit para publikut me program artistik grupi i valltarëve, dramaturgëve dhe recitatorëve nga shkolla shqipe. kushtuar Pavarësisë, në të cilët rishpalosën një histori nga kjo festë madhështore, e gjitha si meritë e zonjës Shaha Bytyqi mësuese.

Edhe sivjet akoma shqiptarët po festojnë jashtë territoreve të veta të shkapërderdhur, po me synime dhe veprime ma afër se gjithherë ndaj aspiratave të tyre për ta bashkuar territorin e mbetur nën administrimin e huaj. Një tubim i tillë i festimeve të nëntorit u mbajt edhe 29.11.2014 në Fellbach - afër Shtutgardit , në të cilin u tubuan për të kaluar një mbrëmje të këndshme ,ditën e "Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntorin". Ishte një tubim madhështor që tuboj me qindra qytetarë mërgimtar, por edhe disa zyrtar gjerman qe i dhanë një jehonë ma të fuqishme tubimit. Zyrtarët gjerman ishin, z.Hans Ulrich Spith ,Cristofer Palm,Himniclesen Clenistian , Werner Kuhnle, profesionist për prodhimin e verës. Zoti Verner ka marr tre nxënës për ti shkolluar nga Kosova Shani Berishen,Sami Mehmetin dhe Hazer Berishen. Edhe ata ishin prezent në këtë mbrëmje. Përfaqësues nga Kosova ishin Rexhep Kuqi kryetar,Nuhi Llugaxhiu drejtor për Kulutre,rini , sport dhe për mërgatë nga kk Suharekës etj.

Mysafiret nga Kosova dhe zyrtarët gjerman i përshëndeten të pranishmit ,i uruan mbarëvajtje shoqatës kulturore shqiptare të Fellbachit dhe shkollës shqipe , që me iniciativën e tyre u bë organizim,i i kësaj mbrëmje. Ashtu edhe z. Sadik Zogaj kryetar i Shoqatës kulturore shqiptare të Fellbachit , ju uroj mirëseardhje dhe foli për këtë festë të madhe për vlerat e saj dhe sakrificat e pavarësisë se Shqipërisë. Në vazhdim të tubimit për t'i dhënë një pamje festive tubimit ishte mësuesja Shaha Bytyqi e shkollës shqipe që mahniti publikun me nxënësit e shkollës shqipe !

Skenën e mbushi me nxënësit me veshje kombëtare të stolisur me ngjyrën kuq e zi. Z.Shaha Bytyqi pasi i përshëndeti të pranishmit ajo përkujtoj këtë festë për flamurin tonë kombëtar. Ajo përmes këtij manifestimi bëri thirrje që shkolla shqipe në mërgatën shqiptare të jetë zëri i brezit të ri që përmes dijes , artit dhe kulturës do mbesin vlera për kombin tonë.

Nxënësit e vegjël të gjithë ishin bukur të përgatitur ,që me poezitë e tyre rikujtuan figurat tona , mbi betejën e pavarësisë së Shqipërisë. Ata me vargjet e tyre i nderuan ata burra qe sakrifikuan për të mirën e atdheut . Nxënësit e mësuese Shaha Bytyqi programin e vet e përfunduan me këngën "Shqipëri o nëna jonë . Në fund një grup nxënësish për hirë të festes i dhuruan mirënjohje të shoqëruar edhe me një tufe lulesh mësuese se tyre Shaha Bytyqit ,një ndër mësueset ma aktive në Republikën e BadenWurtembergut, po mund te themi edhe ne nivel të Gjermanisë, që si shumë mësues kontributin e saj e ep pa pagesë .

Me kaq përfundoj ky takim qe shumë qytetar u gjeten te ngazëllyer të gëzuar dhe secili e ka breng ne vet bashkimin e kombit. Organizimi ishte në nivel të lakmueshëm me punë,angazhim,sinqeritet,profesionalizëm, përkushtim, disiplinë,respekt dhe mbi të gjitha me atdhedashuri qe u shprehen këta nxënës pran publikut. I gjithë publiku i duartrokiti gjatë paraqitjeve të nxënësve të shkollave shqipe nga kjo mësuese e vyeshme, e cila jeton dhe vepron në Stuttgart !

Në vazhdim të pranishmit patën rastin të argëtoheshin me këngëtarin Ylli Demaj. Shoqata kulturore Shqiptare nga Fellbachu u zhgënjyen me mashtrimin qe e beri këngëtarja Zuzana Jashanica që nuk erdhi në këtë mbrëmje. Nuk është hera e parë , se këngëtarët e prishin atmosferën në festat tona në mërgatë. 

Të dashur bashkatdhetarë, kudoqofshi gëzuar ditën e Flamurit!Gëzuar për shumë mote 28 Nëntorin, Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë! Le të mbetet si synim yni, që pas Shpalljes së Shqipërisë, edhe Kosovës t’i vijë radha edhe ngritjes së flamurit gjithëkombëtar në Nëntorin e Tretë, për një pavarësi të përbashkët, të një Shqipërie të bashkuar!Zoti e bekoftë popullin shqiptar me një Gjuhë , një Gjak , një Komb dhe një flamur. 

Fotoreportazh kushtuar takimit për festen e flamurit në Fellbach-Shtutgard 2014